• Wed. May 8th, 2024

Festat: Tregu i gjësë së gjallë në Kukës, më shumë shkojnë të shohin se sa të blejnë

Qytetarët që i drejtohen tregjeve këtë fundvit, më shumë i ngjasojnë turistëve sesa blerësve. Kështu vjen situata edhe në tregun e gjësë së gjallë në Kukës, ku çmimet e bagëtive kanë ardhur në rritje. Tregtarët thonë se në krahasim me vitet e tjera këtë viti tregu është dobët kjo për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe largimeve të shumta të popullsisë.

“Shitje nuk ka, dobët për Zotin, edhe lekë nuk ka. Kanë ikur, s’ka mbetur më njeri, vetëm pleq kanë mbetur! Krahasuar me vitet e tjera kemi qenë shumë dobët”, thotë një fermer.

“Është shumë shtrenjtë, s’ka kush blen”, thotë një blerës.

Blegtorët nga Hasi dhe Kukësi shprehen se mungesa edhe e fuqisë blerëse dhe kostot e lartë të mbarështrimit ka bërë që ata të ulin ndjeshëm numrin e bagëtive.

“Nëse mundshim të gjejmë ndonjë gjë… sivjet nuk ka asnjë gjë. Kanë ikur të gjithë të rinjtë”, thotë njëri prej tyre.

“Ne kemi dalë të bëjmë Pazar, por tregu është shumë i dobët. Arsyeja e parë se nuk ka gjë të gjallë, janë shumë të dobëta këta, mall shumë pak”, shprehet një blerës.
Edhe pse produktet e mishit të zonës së Kukësit dhe Hasit, janë me cilësi të lartë për shkak të pozitës gjeografike, duket se me këto ritme dhe kushte nuk do të jetë e largët dita kur nuk do të ketë me bagëti. Nga një zonë që zinte vendin e parë për numër krerësh në blegtori, po zbret në vendin e fundit për shkak të braktisjes masive të fshatrave dhe mungesës së fuqisë punëtore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *