
Kjo fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Morinit ka nisur me fluks të lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Bregdeti shqiptar tashmë mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë nisur edhe pushimet sezonale.
Megjithëse në Morinë është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me sportele të plota ka qenë e pamundur shmangia e radhëve por edhe të pritjes së mjeteve dhe qytetarëve kosovarë për të kaluar kufirin.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, kolona e mjeteve nga Kosova për në Shqipëri ishte mbi 1 kilometër dhe pritjet kanë qenë 10 deri në 15 minuta ku vetëm mëngjesin e se premtes kanë hyrë rreth 12 mije shtetas të Kosovës me rreth 3000 mjete të vogla dhe autobusë.
Nga ana tjetër, aksidentet e shumta të cilat kanë ndodhur në vendin tonë kanë frikësuar pushuesit të cilët i bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes pasi rrugët në vendin tonë nuk janë në standardet e duhura.