• Fri. Apr 26th, 2024

Fluturimi i parë drejt Kukësit me shkelje të rënda, aeroporti i pacertifikuar ndërkombëtarisht

Botuar në FaxWeb

Sot është kryer fluturimi i parë komercial në aeroportin e Kukësit. Fluturimi është bërë nga kompania ajrore zvicerane ‘Helvetic Airlines’. Kjo ulje e parë e pasagjerëve, por edhe ngritja e tyre, pavarësisht se ka qenë fluturim direkt pa transit, sërish destinacioni ka qenë i panjohur.

Në të gjithë fluturimin avioni me codin HB-AZC OAW 8174  nuk ka pasur të raportuar aeroportin se ku do të bënte uljen. Kjo, pasi, ‘Zyaed, Flatrat e Veriut’ ende nuk është i certifikuar ndërkombëtarisht.

Albcontroll ka në fuqi dokumentin e publikuar nga ana e saj që në 17 qershor si aeroport lokal. Deri në kryerjen  fluturimit të parë komercial, statusi i aeroportit të Kukësit nuk ka ndryshuar ende.

Atëherë lind pyetja. Si arriti një kompani e huaj të bënte fluturimin e saj të parë hyrës dhe më pas dalës në një aeroport ku vetë Shqipëria e njeh si aeroport lokal, pavarësisht se në njoftim është si një aeroport ndërkombëtar?

Avioni i kompanisë zvicerane ‘Helvetic Airline’, me  kodin HB-AZC OAW 8174, është ngritur nga Zyrihu me desitnacion të panjohur. Në aeroport njoftimi për nisje ka qenë i publikuar në tabelë, me kodin KFZ, ky është kodi i Kukësit. Ndërsa në të gjithë udhëtimin e tij dhe i monitoruar në kohë reale nga flightradar 24, ky avion Amberair ka qenë më plan fluturimi IFR, pra i monitoruar nga instrumentet dhe më pas sapo ka hyrë në territorin Shqiptar, fluturimi ka kaluar në VFR, ku është. pra në fluturim lokal.

Pra është nisur si një fluturim ndërkombëtar pa destinacion të njohur, aeroport të njohur dhe më pas kla bërë ulje me NOTAM të komanduar për ulje në aeroport lokal.

Cilat janë rastet që një fluturim ndërkombëtar të bëjë nje ulje me parametrat e një fluturimi lokal? Kjo bëhet më kërkesë të pilotit në kushtet kur ka emergjenca apo arsye madhore. A është një  fluturim ndërkombëtar komercial, arsye madhore me linja të rregullta të gjeje këtë zgjidhje ligjore? A marrin kosto personale pilotet dhe kompanitë e fluturimit që do të kryejnë këto fluturime? A do të ndjekë edhe Air Albania këtë ‘stil’?

Eurocontroll nuk e njeh aeroportin e Kukësit si ndërkombëtar, pasi sipas  Albkontroll fluturimet bëhen vetëm vizuale, dmth qe nuk ka një procedurë ulje te miratuar nga AAC, dhe kjo përbën në vetvete një shkelje të rëndë. Çdo fluturim drejt Kukësit pavarësisht se direkt do te jetë  si i panjohur ne plan fluturimi ndërkombëtar.

Ky është risk qe e marrin përsipër kompanitë vetë, por me çfarë kushti e ka marrë ‘Helvetiv Airlines’ këtë fluturim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *