• Thu. May 2nd, 2024

FOTO/ Elisa Spiropali vjen në Kukës, merr detyrën si drejtuese politike e PS

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri prezantoi Elisa Spiropalin si drejtuesen e re politike të qarkut të Kukësit.

Gjiknuri shprehu bindjen në takim se PS në sfidat elektorale të radhës do e përmirësojë rezultatin në qarkun verior.

Më tej ai theksoi nevojën për një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Statusi nga Damian Gjiknuri:

Kukës, prezantimi i Elisa Spiropalit si drejtuese Politike të Qarkut gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste, ku theksova nevojën për të kryer një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare me qëllim që të jemi gati për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Jam i bindur se me mbështetjen time si Sekretar i Përgjithshëm, eksperiencën e Elisës dhe bashkëpunimin e çdo strukture në këtë Qark do arrijmë të përmirësojmë rezultatin në sfidat elektorale të radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *