• Mon. Apr 29th, 2024

FOTO/ Kapet me tritol e granata kuksiani, ja emri dhe çfarë thotë policia

Policia e Kukësit dhe e Durrësit kanë neutralizuar sot një 47-vjeçar, i cili merrej me shitjen e lëndëve plasëse si tritol dhe granata.

47-vjeçari Nazif Kolgjini me origjinë nga Kukësi ishte vënë nën vëzhgim prej disa muajsh nga agjentët e policisë së Durrësit, ndërsa sot u vendos të zhvillohet operacioni ‘Mbikalimi’ në Sukth.

‘I arrestuari Nazif Kolgjini ishte vënë prej muajsh nën vëzhgim nga policia deri ditën e sotme që u arrestua. Atij iu kapën 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa. Armët kishin mbishkrime serbe mbi amballazh’, bënë të ditur burime nga policia.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore.

Më pas, policia e Kukësit kreu një kontroll në shtëpinë e të arrestuarit atje duke kapur sërish 3.5 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Mbikalimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me DVP Kukës.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre i cili do ti shiste kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose sende të kundraligjshëm dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan  me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Policisë, në vëndin e quajtur “Mbikalimi i hekurit”, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar shtetasin N. K., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt fitimit.

Kontrollet kanë vijuar nga DVP Kukës, në banesën e shtetasit N. K., në Kukës, ku shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë , Strukturat hetimore të DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *