• Tue. Apr 30th, 2024

FOTO/ Nis vendosja e stolave në stadiumin e Kukësit

Prej kohësh stadiumi i Kukësit është në ndërtim.

Skuadra e Kukësit i luan ndeshjet e saj të Kategorisë Superiore larg qytetit që përfaqëson, por duket se kjo periudhë nuk do të zgjasë edhe shumë.

Së fundmi, në stadiumin ‘Zeqir Ymeri, i cili i është nënshtruar një rikonstruktimi total, ka nisur vendosja e stolave.

Edi Rama ka publikuar pamje nga stadiumi ku shkruan:

‘Vijon puna në stadiumin e ri të Kukësit, që do të ofrojë kushte maksimale për ekipin e qytetit sipas standardeve të UEFA dhe hapësira dinjitoze për tifozët e futbollit’.

Ndërkohë, Safet Gjici, kryetari i bashkisë dhe presidenti i nderit te skuadra e Kukësit, është shprehur pak ditë më parë se stadiumi do të jetë gati në muajin tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *