
Ky është 34-vjeçari mga Kukësi, Idajet Dulla, i cili mbeti i vrarë pas një sherri të momentit.
Ai punonte si punëtor karburanti në Durrës, ku edhe banonte.
U qëllua me thikë në zemër dhe vdiq në spital.
Ngushëllime!
—–
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.
34-vjeçari Idajet Dulla, me origjinë nga Kukësi ka ngelur i vdekur si pasojë e një goditjeje me thikë në zemër.
Ai është dërguar me urgjencë në spital pasi është qëlluar me thikë, por atje ka mbërritur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plepave në afërsi të shinave të trenit.
Burime bëjnë me dije se 34-vjeçari dyshohet se u qëllua nga shoferi i një furgoni.
Arben Koti dyshohet se është autori i këtij krimi të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Durrës.
Policia Durrës/ Informacion paraprak
Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi I. D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.