• Sat. Apr 27th, 2024

Fushata mbaroi, vaksinimi në Kukës mungojnë dozat e dyta të vaksinës kineze

Pas perfundimit te fushates, mbaruan dhe vaksinat.

Në Kukës, qytetarët nuk po arrijnë të marrin dot dozën e dytë të vaksinës kineze për shkak se ka mungesë të saj. Janë vetë qytetarët që pohojnë një fakt të tillë.

Mungesa e vaksinës kineze konfirmohet edhe nga Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Hasan Halili i cili thotë se shumë shpejt dozat e reja do të jenë në dispozicion të qytetarëve.

Ndërkohë mjekët e familjes apelojnë qytetarët për mbajtjen e masave mbrojtëse me qëllim ndërprerjen e plotë të zinxhirit të transmetimit

Deri tani, në Kukës janë vaksinuar 7 mijë persona, ndërsa për më shumë se dy javë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *