
Prej më shumë se 12 orësh kishin humbur kontaktet dhe fatmirësisht dy turistët, njëri rus dhe tjetri suedez janë gjendur shëndosh e mirë.
Dy turistët janë gjetur në vendin e quajtur ‘Lugu i Valit’, në gjendje të mirë shëndetësore.
Valbonë, Tropojë
Policia e Tropojës pas kërkimeve intensive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bëri të mundur gjetjen e dy turistëve.
Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur ‘Lugu i Valit’, në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht ndodhen me punonjësit e Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.