
Punimet në stadiumin e Kukësit po vijojnë. Sipas klubit të Kukësit, brenda pak kohësh stadiumi do të jetë gati për të pritur ekipin, pas shumë kohësh mungese.
Aktualisht është bërë porosia për tapetin, i cili do të jetë 100% natyral. Ndërkohë që janë porositur edhe stolat dhe impianti i ndriçimit.
Me ritme të kënaqshme ka ecur edhe puna në tribunën pas porte, e cila ka nisur me vonesë krahasuar me pjesën tjetër të stadiumit, pasi presidenti i klubit Safet Gjici kërkonte të përfshinte në projekt, për ta marrë nën administrim edhe fushën e lojërave me dorë.
Pikërisht për këtë arsye, mjetet e bashkisë shkatërruan dhe palestrën e mundjes dhe dhomat e zhveshjes, por Gjici nuk mundi të çonte deri në fund projektin e tij, pasi u bllokuar nga Federata e Lojërave me dorë.
Tribuna pas port ka nisur të marrë formën dhe brenda pak kohësh, do të jetë gati.
E sigurt është që Kukësi e nis sezonin e ri në stadiumin e vet.