• Sat. Apr 27th, 2024

Kontrolle për lojërat e fatit në Tropojë, një i arrestuar

Një i ri është vënë në pranga nga Policia e Tropojës, pasi i është gjetur një pajisje lojërash fati në një lokal të tij.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohet një pajisje minigaminator.

Efektikët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë vijuar punën për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që  ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke ushtruar kontrolle në 20 lokale.

Gjatë kontrolleve u konstatua një rast në qytetin e Bajram Currit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale ‘Organizimi i lotarive të palejuara’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, pasi në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua një pajisje minigaminator, e cila shërbente për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi D. M., banues në fshatin Rosujë, për veprën penale ‘Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *