• Fri. Apr 26th, 2024

Një lajm i keq ka ardhur ditën e sotme nga spitali Covid-2.

Një qytetar nga Hasi i cili ishte i shtruar aty me koronavirus ka humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në buletinin e ditës së sotme.

Buletini i ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2997 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

172 raste në Tiranë, 41 në Vlorë, 37 në Durrës, 25 në Shkodër, 21 në Sarandaë, 20 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, 17 në Lezhë, nga 16 raste në Fier, Kamëz, 15 në Kavajë, 14 në Berat, 12 në Dibër, 11 në Elbasan, 9 në Divjakë, 7 në Mat, nga 6 raste në Kukës, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Kuçovë, Vorë, 5 në Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë, nga 3 raste në Has, Pogradec, Vau i Dejës, Selenicë, Patos, nga 2 raste në Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Korçë, Devoll, Malësi e Madhe, Shijak, Skrapar, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (10 Janar 2021)

Raste të reja ditore 562

Të shëruar në 24 orë 321

Të shtruar në spitale 274

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2997

Testime totale 291,804

Raste pozitive 63,595

Raste të shëruara 37,648

Raste Aktive 24,706

Humbje jete 1241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14275

Fier 1805

Shkodër 1336

Durrës 1303

Lezhë 1003

Vlorë 1004

Korçë 902

Elbasan 901

Berat 811

Dibër 520

Gjirokastër 444

Kukës 402.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *