• Fri. Apr 26th, 2024

Kukësi me dy ujësjellësa, por pa ujë në rubinetë

Kukësi aktualisht ka dy sisteme ujsjellësash.

Ujësjellësi kryesor, ai i Kolesjanit sjell rreth 100 litra në sekondë ndërsa i dyti, ai Lojmes rreth 20 litra. Në aksin e ujsjellësave përveç banorëve të qytetit (rreth 25 mijë) furnizohen edhe 20 fshatra e lagje.

Por dukuria që po e çon drejt falimentimit ujësjellësin është shpërdorimi. Në Kukës ka ujë për të gjithë, por jo për të gjithë shpërdoruesit.

Të dy sistemet e ujësjellësve janë ndërtuar në 20 vitet e fundit dhe ka qenë llogaritur nga ekspertë të huaj që Kukësi të kishte ujë 24 në ditë për gjysmë shekulli.

Në vitin 1999 me këto banorë që kishte Kukësi dhe me rreth 300 mijë refugjatë të luftës së Kosovës, kishte ujë 24 orë në ditë. Dhe kishte vetëm një ujësjellës.

Arsyeja është se në atë kohë kur të gjithë e kishin mendjen tek ndihmat humanitare askush nuk u mor me prodhimet e fushës, prandaj nuk u shpërdorua uji.

Shpërdorues të konsiderueshëm janë edhe qindra lokale bar-kafe etj të cilët, të pajisur me banjo turke shpenzojnë maksimumin e mundshëm duke hapur rubinetin gjatë gjithë kohës që sistemi ka ujë.

‘Për to vetëm kur uji të mbarojë ka mbaruar edhe shpërdorimi, janë të pandreqshëm’ tha një nëpunës i ujësjellësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *