• Wed. May 8th, 2024

Kuksiani Sahit Prizreni zgjidhet President i Mundjes shqiptare

Mundesi kuksian Sahit Prizreni është zgjedhur sot nga kolegët e tij si President i Federatës Shqiptare të Mundjes.

Prizreni është një ndër mundësit më të njohur të Shqipërisë duke marrë çmime të shumta në arenën kombëtare e atë ndërkombëtare.

Sahit Prizreni ka lindur në Kukës, më 23.02.1983. Është sportist i mundjes së lirë në peshën 62kg.

Suksesi më i madh i këtij sportisti shënohet në shtator të vitit 2007, ku në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Azerbajxhan, Sahit Prizreni renditet i treti në botë në peshën 62 kg, duke fituar medaljen e bronzit.

Ky është suksesi më i madh në historinë e mundjes shqiptare. Me këtë rezultat Prizreni arriti të fitojë të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *