
Kupa e Shqipërisë konsumon 6 ndeshjet e dyta të raundit të 1/8 ku nuk zhgënjen asnjë skuadër pretendente.
Pas një ndeshje barazimi në Fier, Kukësi sot ka fituar thellë me Apoloninë.
Në përfundim të ndeshjes, rezultati i thellë 5-0 për ekipin e Kukësit, duket një ogur i mirë për ndeshjet e ardhshme në kampionat, ku ka nisur të ndryshojë situata.
Në fazën tjetër, verilindorët do të sfidojnë fituesen e ndeshjes më të balancuar të kësaj faze Teuta-Erzeni pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë.