
Klubi i Kukësit ka qenë ai i cili ka bërë më shumë lëvizje mes skuadrave të Superiores gjatë merkatos së janarit, duke bërë revolucion të plotë në radhët e tij.
Janë 10 lojtarët që i kanë dhënë lamtumirën Kukësit, me pjesën më të madhe të tyre që ishin afrime në merkaton e verës, por që qartësisht nuk bindën në kontributin që dhanë për verilindorët.
Ndërkohë, edhe afrimet kanë qenë të shumta me 9 emra që u janë bashkuar verilindorëve, kryesisht përforcime në sulm ku ka shfaqur mangësi, por edhe emra të rinj me të cilët klubi ka lidhur kontrata afatgjata.
Tani, do të jetë në dorën e Hallaçit që të vërë në punë të gjitha prurjet e reja, me ekipin e tij që ka ndryshuar në mënyrë drastike brenda pak javësh sa i përket përbërjes së futbollistëve që kishte në dispozicion.