Kush e keqpërdori Policinë e Kukësit?-Nga Ylli Manjani

3 ditë më parë, në banesat dhe mjediset private të një familje me 4 kurorë më vete, ja beh policia dhe bën bastisje të thellë. Familjarët as morën vesh kush e kishte urdhëruar policinë e as kuptuan se ç’rrethanë flagrance e solli policinë njëherësh në mjediset e familjeve të tyre.

Nejse, gjatë kontrollit gjejnë bidona e fuqi plastike në një mjedis bisnesi të familjes. Bisnesi është endje qylymash dhe kutitë e bojës janë për të lyer leshin me të cilin endin. Të gjitha këto bidona e kuti janë edhe tani aty ku ishin në mjedisin e bisnesit.

Diku, në njërën prej banesave gjejnë vetëm një armë aq të lodhur e të ndryshkur saqë është shumë e vështirë që quhet armë zjarri. Po ta shohësh të duket sikur ka qenë arma e shoferit të Skënderbeut.

Policia i shoqëron të gjithë familjarët dhe pasi i pyet i lë të lirë. Mban për procedim vetëm njërin nga vëllezërit ku u gjet arma dhe ‘miqsia’ me shoferin e skënderbeut.

Kjo është ngjarja që ka ndodhur realisht.

Tani çfarë lajmi kanë dhënë mediat:

‘…Policia e shtetit zbuloi një bazë armësh e .unicionesh luftarake. Gjeti lëndë radioaktive dhe substanca kimike’. ‘Grup kriminal i strukturuar’… etj etj etj… pallavra si këto që u nxjerrin namin njerëzve si pa gjë të keq!

Po mirë more, nëse në ato bidona ka lëndë radioaktive përse nuk i largoni që aty, po i latë si lopa bajgën?! Fjala vjen këtë pyetje nuk e bën asnjë media!!!

Më në fund shfaqet në derën e hallexhinjve edhe ftesa për ‘ndihmë’ që të kopsiten letrat e armës që s’është armë, në këmbim të një llokme prone që familja e zotëron. Ja kush e ka stisur gjithë këtë ngjarje…

As këtë nuk e thotë as policia e as media…

Ka shtet ktu, o shtet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *