• Sat. Apr 27th, 2024

Kukësi zhytet në krizë, e mund edhe Erzeni

Ekipi i Kukësit është zhytur në krizë, ndërsa vijon të vuajë në fund të renditjes së Kategorisë Superiore, ndërsa e ka mbyllur me disfatë takimin e raundit të 17-të.

‘Verilindorët’ u mundën 0-2 nga Erzeni në ‘Kukës Arena’, duke mos mundur të bëjnë atë kthesën e shumëpritur, ndërkohë që shijakasit vijojnë të surprizojnë.

Pjesa e parë e takimit vijoi me barazim pa gola deri në minutën e 45+2’, kur Alan Calbergue u dhuroi avantazhin miqve.

Ndërsa në fraksionin e dytë Erzeni do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, këtë herë me Patrick Nonato që shënoi në minutën e 62’.

Pas këtij raundi Erzeni ngjitet në vend të katërt me 26 pikë, 2 pikë larg Vllaznisë së vendit të tretë, që përkon me vendin e fundit në renditje që shkon në kupat e Europës.

Ndërsa Kukësi nga ana tjetër vuan në fund të renditjes, teksa deri në këtë javë ka grumbulluar gjithsej 16 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *