
Skënder Gega u prezantua dje te Kukësi. Tropojani rikthehet kështu në stolin e verilindorëve, teksa ka një detyrë jo të lehtë për të konsoliduar grupin për në Europë.
Tanimë Kukësi është duke menduar për emrat e rinj që do vijnë si përforcime në ekip. Tre dëshirat e trajnerit janë Vangjel Zguro, Agnaldo Moraes dhe Dajan Shehi. Lojtarët e mbyllën me Skënderbeun, teksa për 9 javët e fundit ishin nën urdhërat e Skënder Gegës.
Duket se trajneri pëlqen cilësitë e treshes, duke dashur t’i marrë edhe në Kukës. Pritet merkato e nxehtë këtë verë në kampin e verilindorëve, duke mos pasur asgjë zyrtare deri në këto çaste.