• Fri. Apr 26th, 2024

Minishengeni, një plan kundër shqiptarëve-Nga Sokol Kolgjini

Ka tre dite që mediat ERTV po zhurmojnë sikur Amerika dhe BE po e mbështesin minishengenin me disa deklarata të zadhansave.

Mire, natyrshëm lind pyetja:

Ky zadhansi i Dash psh, a ka emen e mbiemen?! Pse nuk thuhet?!

Sido, e tejkalojmë kët dhe të shkojme te ma t’randësishmet.

-A mendon dikush qe nuk gjindet nje amerikan dhe europian pro serb? Të cilët janë të gatshem me ba deklarata proserbe?  Nese nuk e dini, une po ju garantoj se ka sa të duesh, biles edhe ne nivele te nalta, e në DASh. Shembull Bolton, Palmer, Grenell etj.

-A mendon ndokush që këta janë budallej dhe bajnë deklarata taksative? Jo, ata bajnë deklarata pergjithsuese. Lexojeni deklaratën e fundit dhe binduni se ata thonë që janë parimisht për bashkëpunim dhe nuk harrojnë me cilsue: “sipas rregullave dhe standarteve të BE-së”. -Pyetje: A ka ndodhë me ndonje vend te BE-se me i than se nuk te njof po hajde e bashkëpunojmë?

-Pse kto media, ose edhe tjera, nuk na japin intervistat, komentet dhe opinionet e njohësve ma të mirë të ballkanit si David Phillips, Daniel Serëer, Edëard Joseph etj., por na gjejnë disa persona “no name”? Apo ngaqë ata nuk flasin në favor të minishengenit.

Se fundi, thelbesorja e kësaj çeshtje asht: a fitojne apo humbin shqiptaret nga minishengeni. Cilido që mendon se minishengeni asht i mire për ne, a mundet me më renditë ça fitojnë shqiptarët prej ketij minishengenit, ose së paku të ma thotë një gja ose një argument, ama jo broçkull por argument? Une do ti isha shumë mirnjohës.

Perndryshe, kushdo që flet per két gja mundet me kanë i ndikuem, i pa informuem, i pa intetesuem, i paguem ose diçka tjeter, e ky le të jete ça të doje, marsian po deshi.

Këtu gjidhçka duket e qartë. Ka një plan kunder shqiptarëve që po mbeshtetet nga qeveria shqiptare dhe nga media qeveritare, e me rradhë. Fatkeqsia asht se vetë na shqiptarët nuk kemi plan, qoftë edhe minimal, për me mbrojtë veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *