• Fri. Apr 26th, 2024

Autori është Inxhinier Pyjesh

Zjarri ne malin e Shemrise, konkretisht nga Laku i Qershise deri ne Lakun e Thive po shkrumbon cdo dite qe kalon me mijëra hektarë pyje te perfaqesuara kryesisht me llojet si:-ahu, pisha e zeze, hartina, dhe masive te perbera me bredhin e bardhe!

Masivet e ekonomisë pyjore Leproj jane pyje kryesisht te rinj me nje rritje mesatare vjetore nga me te lartat ne bote per shkak te kushteve jashtëzakonisht te favorshme per zhvillimin e tyre!

Ne lartësinë mbi 1400 m, gjendet edhe boronica e cila ka nje prodhimtari nga me te lartat, te cilen ne vazhdimësi me shume gjasa nuk do kete mundesine e rigjenerimit natyror sic ka bere edhe 2 here tjera gjate 40 viteve te fundit!

Sot nuk flitet me per zjarret, sepse fatkeqësisht vatra e zjarrit eshte prapa diellit, jashte vemendjes se kalimtareve dhe medias, larg propagandës se suksesit te shuarjes se zjarreve nga shteti qe ka marre arratinë dhe tatëpjetën me militante te punësuar qe paguhen me taksat tona dhe shikojne gjithçka me dylbi nga plazhi apo lokalet përreth institucioneve!

Tymi qe shikohet nga rruga e kombit nuk eshte ne pyjet e Mirditës, por ne zemrën dhe habitatin e fundit te arealit te mbijetesës se faunës te llojeve si Kaprolli apo Ariu i Murrme!

Pyjet thone pleqte marrin hak!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *