Mjerim dhe braktisje në Kukës, Hoxha: Me PD, qeveria në krah të familjeve të pamundura

Drejtuesi politik për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, siguroi familjet në varfëri se me qeverisjen e vendit nga PD jeta e tyre do të përmirësohet dhe do të kenë shtetin në krah.

Gjatë një vizite në familjen e Servetes, e cila nuk ka mundësi ekonomike të sigurojë një jetë normale, Hoxha theksoi angazhimin e PD për të dyfishuar ndihmën ekonomike.

Familja e Servetes është me 7 anëtarë, që jetojnë me 60 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj.

Janë në shtëpi me qira, me fëmijë të sëmurë, bashkëshorti i pa punë, rrethana që rëndojnë gjendjen ekonomike të familjes!

Servetja thotë se ka trokitur në çdo derë, por pa zgjidhje! Flamur Hoxha e siguroi se Pd ka prioritet të vet zbutjen dhe elemimin e varfërisë.

‘Dyfishimi i ndihmës ekonomike, krijimi i vendeve të reja punës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, mbrojtja e familjeve në nevojë me fashën prej 300kw, marrja përsipër 100% e interesave bankare për të pastrehët ndihmojnë në krijimin e standarteve të reja të jetesës’- u shpreh Flamur Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

EMRAT/ Zbulohen 3 kandidatët e LSI-së në Kukës

Mon Mar 8 , 2021
Janë zbardhur emrat e kandidatëve të LSI-së në Kukës. Më herët u diskutua se PD dhe LSI do të dilnin me listë të përbashkët në Kukës, duket se rrugës ka ndryshuar qëndrimi. Në Kukës, LSI ka dalë me 3 kandidatë: Erblin Bulica Fiqerete Çelaj Arbër Arifaj admin See author's posts