• Sat. Apr 27th, 2024

Ne e dimë se kemi qeveri thellësisht të korruptuar-Nga Sokol Kolgjin

Ne gjykojmè, paragjykojmè ose parashikojmè varsisht prej kohës se ndodhise por edhe prej dijes tonè.

Ne mund të gjykojmë se si jemi qeverisë, sepse kjo ka ndodhë, ndërkohë që veçse mund të paragjykojmë se si do qeverisemi ngaqë kjo nuk ka ndodhë por pritet të ndodhè. Ndërkohè, për me pasë një paragjykim sa më të saktë që ti përafrohet gjykimit të mavonshëm ne na ndihmon dija që kemi për ato që kanè ndodhë.

Përshembull, ne e dimè se jemi udhëheqë nga qeveri thellësisht të korruptueme dhe individë meskinè me interesa të ngushta materialiste. Për kët ne mundemi me gjykue sepse kjo ka ndodhë.

Po kèshtu, bazue po në dijen tonë, ne mundemi me gjykue se nëse do udhëhiqemi prej të njëjtëve individë do kemi rezultat të njëjtë, pra qeverisje të korruptueme, pavarsisht se kjo nuk ka ndodhè akoma. Nderkohe ne mundemi veç me paragjykue se si do të qeverisin ata që nuk na kanè qeverisè ma parè, kjo bazue në percepsionin tonè por jo mbi dijen për ta, sepse kët nuk e kemi.

Drejtuesit tonè aktualè në Tiranë e Prishtinë i kan bashkangjit interesat e tyne me ato të Beogradit, dhe bazue në kët dije prapë ne mund të gjykojmë se këta, nëse vazhdojnë pushtetimin, do i avancojnë idetë e tyne të njëjta. Nderkohè që: veç mund të paragjykojme se si do qeverisin ata që nuk na kan qeverisè ma parè.

Përcaktimet taksative se si do jenè ata që do na qeverisin në të ardhmen janè të besueshme vetëm at’here kur bazohen në dijen tonè të maparshme, ndryshe ato janè veç paragjykime të pa bazueme, të bame prej interesaxhive, dashakeqève ose injorantève.

Ketè fenomen po e shofim dendun në mediat tona të cilat  po u tremben jo veç zgjedhjeve në Kosovè por dhe ma shumè efektit të tyne në Shqipni. Tash janè sulè egersisht kundër ndryshimit e në mbrojtje të estabilishmentit të tyne të korruptuem e të degraduem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *