• Thu. May 2nd, 2024

Pamjet/ Mjegulla ‘pushton’ Kukësin, rrugët ku lëvizet me vështirësi

 

Kukësi sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga fenomeni i mjegullës së dendur. Pas reshjeve të shiut të rënë gjatë natës, qyteti është zgjuar me mjegull.

Mjegulla ka zvogëluar fushëpamjen e për pasojë edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve, por edhe drejtuesve të automjeteve. Fenomeni i mjegullës ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së ‘Rrugës së Kombit’, pikërisht nga segmenti Kolsh-Pobreg.

Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve në këtë arterie të rëndësishme të ulin shpejtësinë e mjetit, përdorimin e dritave të mjegullës dhe rritjen e vigjilencës, gjatë drejtimit për shkak të kufizimit të fushëpamjes deri në 30-40 metra.

Shpeshherë, fenomeni i mjegullës së dendur bëhet edhe burim aksidentesh. Muajt nëntor, dhjetor e janar në Kukës karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *