• Sat. Apr 27th, 2024

Për mjekët, këta heronj të heshtur-Nga Anika Dokle

 

#Covid19

Kjo situatë i ngriti mjekët e vërtetë në një nivel tjetër.

Përtej imazhit të tyre të cënuar herë prej politikës dhe herë prej opinionit publik, mjekët e vërtetë janë aty në front, i dukshëm apo i padukshëm qoftë ‘agresori’.

Ata, të vërtetët, janë aty, të heshtur e plot përkushtim, pa bërë bujë dhe shoë mediatik.

Ata nuk propagandojnë, por punojnë, nuk kanë klientë por pacientë, ata nuk gdhihen e ngrysen paradhomave të qeverive për të kërkuar dhe përfituar ndere e privilegje.

Ata, të vërtetët, mbjellin lule në baltën që u hidhet prej miletit, i cili nuk lë gjë pa thënë për ‘kriminelët’ me bluzë të bardhë.

Ata, të vërtetët, në këto situata të paqarta sociale, sanitare dhe politike, u ngritën në nivelin e të përmbushurit të misionit të tyre përtej njerëzores, a thua se komunikojnë me Zotin!!

E në këto ditë të vështira, vetëm Zoti mund t’i ruajë mjekët!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *