• Fri. Apr 26th, 2024

Përleshja dhe arratisja/ Çfarë ndodhi sot në Kukës mes Abedin Oruçit dhe policisë

Abedin Uruçi, prej muajit tetor 2020 ishte në kërkim.

Nga arratia, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Alma Ahmeti dhe rrëzimin e urdhërit të ndalimit të prokurores Rita Gjati.

Në datën 26 tetor 2020, Abedin Uruçi, ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, i ishte drejtuar gjykatës së qytetit me një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ dhe urdhërit të ndalimit të nxjerë nga prokurorja, Rita Gjati.

Kjo masë sigurimi ishte nxjerë për shkak të veprimeve arbitrare që ish-zyrtari i shtetit kishte kryer, duke ndërtuar pa lejë, ‘kanosur punonjësit e bashkisë’ dhe ‘kundërshtuar ata me forcë’.

Kjo kërkesë është ende në fazën e gjykimit të gjykatën e Kukësit dhe po shqyrtohet nga gjyqtarja Alma Ahmeti.

Por ‘Ora News’ mëson se njëherësh brenda muajit nëntor 2020, Abedin Uruçi, ka kërkuar sërisht në gjykatë, përjashtimin e gjyqtares Alma Ahmeti dhe pavleshmërinë absolute të urdhrit të ndalimit të nxjerrë nga prokurorja e Kukësit, Rita Gjati.

Kjo kërkesë e tij për të nxjerë ‘nul’ urdhrin e arrestit dhe përjashtuar gjyqtaren Ahmeti, është rrëzuar në 10 nëntor 2020, duke bërë që ndalimi i tij të mbetej në fuqi.

Përleshja ditën e sotme

Sot (12janar 2021) forcat policore të Kukësit kishin marrë informacion se Abedin Uruçi, qëndronte në ambientet e një hoteli në Kukës, dhe menjëherë kanë shkuar për të bërë arrestimin e këtij personi.

Por sapo policia është afruar për ta arrestuar, Abedin Uruçi, ka reaguar duke nxjerrë nga brezi një armë pistoletë, dhe e ka mbushur atë. Efektivët e policisë kanë mundur ta neutralizojnë me shpejtësi, duke i kapur armën.

Në këto momente palët janë konfliktuar fizikisht, ku sipas burimeve nuk kanë munguar grushte dhe shkelmat, çka ka sjellë lëndimin e disa punonjësve të policisë.

Arratisja

Gjatë përleshjes Abedin Uruçi, sërisht ka mundur të shpëtojë duke u larguar me vrap.

Ndaj Uruçit që nga muaji tetor 2020 momentalisht janë ngritur, tre akuza si ajo e ‘Ndërtimit pa lejë’, ‘Kanosjes për shkak të detyrës’ dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’, por pritet që ti shtohen dhe akuza të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *