• Fri. Apr 26th, 2024

Pushuesit nga Kosova dynden drejt Shqipërisë, radhë kilometrike në aksin Morinë-Kukës

Radhë kilometrike makinash janë regjistruar mëngjesin e së dielës në segmentin Morinë-Kukës, për të dalë nga Kukësi me destinacion bregdetin shqiptar dhe portet shqiptare.

Shkaku kryesor i dyndjes së mjeteve drejt Shqipërisë, është se Kosova nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit të ri Delta, dhe në këtë mënyrë qytetarët po shfrytëzojnë vendin tonë për të pushuar.

Por edhe se ky është 10 ditëshi i fundit i sezonit turistik.

Një tjetër arsye është kthimi nga vendlindja pas pushimeve i emigrantëve kosovarë në vendet e BE-së ku jetojnë dhe punojnë, si dhe rruga e ngushtë te kthesa e Urës së Drinit të Zi pranë kantierit ku po punohet për ndërtimin e urës së re të Rrugës së Kombit.

Policia rrugore e Kukësit, ka orientuar drejtuesit e mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *