• Mon. Apr 29th, 2024

Reagimi/ Admir Sinamati nuk garon për zgjedhjet e 24 Shtatorit në Bashkinë e Kukësit

Kandidati potencial për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, i cili garoi në zgjedhjet e 14 majit, ka vendosur që të mos garojë në zgjedhjet e 24 shtatorit për Bashkinë.

Me një status në Facebook, Sinamati ka njoftuar se nuk do të garojë.

Reagimi i Admir Sinamatit:

Njoftim..

Të dashur drejtues dhe anëtarë të PD Dega Kukës!

Fillimisht shpreh kënaqësinë që prej kaq kohësh jemi bashkë të rreshtuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve kuksianë, duke bërë prezent situata dhe denoncuar hapur e me forcë fenomene të dëmshme të prodhuara nga korrupsioni, injoranca dhe përbuzja qeveritare. Ju falenderoj të gjithëve pa përjashtim për mbështetjen e dhënë edhe së fundmi që më keni propozuar unanimisht të jem kandidat për zgjedhjet e pjesshme vendore të 24 Shtatorit për kryetar në Bashkinë Kukës. Me mirnjohje të pakufijshme ndaj respektin dhe vlerësimin për secilin prej jush!

Të nderuar qytetarë banorë të Bashkisë Kukës dhe në veçanti ju që më mbështetët me votën tuaj më 14 Maj 2023!

Pavarësisht se unë nuk arrita të zgjidhem kryetar, vota juaj tregoi se në Kukës ende ka shpresë, ka rezistencë qytetare dhe besim në përmbysjen e regjimit të diktaturës së korrupsionit dhe krimit.

Të nderuar miq!

Me gjithë thirrjet dhe insistimin e pafundëm nga ju, vërejtjeve apo mosdakordësisë së një numri të kufizuar individësh (që militojnë një pjesë me shpirt e pjesa dërrmuese e tyre sa për t’u dukur në PD) për të kandiduar më 24 Shtator 2023; unë kam vendosur:

të mos garoj në këto zgjedhje.

Unë u përfshiva në betejën e 14 Majit 2023 në respekt të vetes, familjes time, Kukësit dhe Shqipërisë duke qenë i bindur se vetëm me aktivitet dhe kontribut proaktiv kundër së keqes dhe tiranisë së korrupsionit bëjmë detyrën patriotike, shërbimin intelektual dhe njerëzor, ndaj vendit dhe njerëzve tanë.

Isha koshient se kisha përballë një makineri të rëndë shtetërore dhe parapolitike pasi rivalizoja një nga njerëzit dhe strukturat më të favorizuara nga paratë e

pista të korrupsionit si dhe të mbështetur fuqimisht nga të gjitha qelizat e shtetit dhe pushtetit në qendër dhe bazë; megjithatë nuk u stepëm, u përballëm por devijimi kriminal e bëri të veten: grabiti fitoren e qytetarisë dhe nevojës ulëritëse të Kukësit për ndryshim. Ato që unë dhe bashkëpunëtorët e mi i thamë hapur dhe me gisht të drejtuar u vërtetuan shpejt dhe me një farë forme, atë që nuk e realizoi vota e devijuar e përfundoi vesi, pra 7 ditë pas riciklimit dhe 40 ditë pas konfirmimit devijant Kukësi u çlirua nga një pushtues që ia kishte vrarë demokracinë, fjalën dhe votën e lirë.

I gjendur në këto kushte kur tashmë edhe pala kundërshtare ka hedh “në ring” një kandidat që ndryshon shumë nga ai i pari, kur situata aktuale është tejet më pozitive dhe favorizuese për opozitën e veçanërisht në Kukës, kur për fat të mirë edhe nga rradhët e demokratëve tashmë kemi një numër të madh kandidatësh optimistë për pëfshirje në kandidim dhe besimin në fitore, kur një realitet i ri politik po don me marrë formë( bashkim lokal me poseduesit e vulës së PD), disa arsye të tjera personale si dhe për shkak të botkuptimit tim politik, unë jam i bindur se opozita në Kukës dhe PD nuk do të ndjejë aspak moskandidimin tim.

Duke i uruar secilit nga kandidatëve suksese në primare dëshiroj të përzgjidhet më i miri/a në mënyrë që jo vetëm të sigurohet fitorja e shumëpritur e Bashkisë por edhe të kemi garanci për një qeverisje të drejtë, të aftë e njerëzore, si dhe në karrigen e kryebashkiakut të ulet një person që nuk ka bërë apo nuk bën kompromise/pazare me mundin dhe djersën e demokratëve.

Ftoj të gjithë demokratët dhe uroj që proçesi i primareve të na shërbejë për bashkim, konsolidim dhe energji pozitive.

Këtë vendim ia kam bërë të ditur edhe kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha të cilin e falenderoj pafundësisht për inkurajimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj meje dhe Kukësit në mënyrë të pandërprerë, si dhe e kam siguruar Atë që kontributi im nuk do t’i mungojë asnjëherë PD dhe vendit për asnjë arsye.

Nga zermra uroj që Kukësi më 24 Shtator të votojë kandidatin e PD!

????????✌️

Miqësisht Admiri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *