
Ndonëse reshjet e dëborës kanë pushtuar rreth 80 % të territorit, rrugët nacionale janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.
Megjithatë autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit të pajisen me gomat e dimrit dhe zinxhirë.
Probleme raportohen në veri të vendit ku disa fshatra vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Sheqerasi, Sovjani dhe zona e Gorës në Kukës nuk kanë drita prej disa kohësh.
Grupet e punës së OSHE-së raportojnë se po punohet për rikthimin e energjisë në këto zona.