• Wed. May 8th, 2024

Çdo dite e njejta sjellje dhe pamje, m’fale i leke te ruajt Zoti familjen..!

Ne Kukes është kthyer në shqetesim real lypja ne lokale dhe rruge, Kukesi yne eshte i vogel per nje ore ne një lokal, i bie që minimalisht te vijnë pesë nga komuniteti duke shtrire dorën për lëmoshe!

Drama me e madhe ne kete sjellje dhe norme ne vecanti eshte kur shikon femijet nga 5 deri ne 10 vjec qe vijne e kerkojne nje dyqindeshe, nderkohe qe moshataret e tyre te bardhe jane te gjithe ne bankat e shkolles.

Problematikat rreth kesaj gjendjeje jane te trashegueshme dhe aspak te lehta ne peshore per t’u zgjidhur nga cilado qeveri, mgjt kjo qeveri qe po kaleron mbi vota te vjedhura nuk i ka ne agjende sikur edhe 100 jete te kete!

Romet dhe egjiptianet ne historine e tyre boterore kane ndertuar qyteterime e civilizim qe ne sot akoma mahnitemi me to, pra nuk ju mungojnë aftesite sepse faktet dhe historia flasin ndryshe !

E gjitha kjo kryekeput eshte si pasoje e lenies pas dore te shtetit duke filluar me diktaturen, e cila i perjashtoi nga rregullat dhe ligji duke i lene te lire te bridhnin ne te gjithe Shqiperine me placka ne shpine e duke u shkeputur keshtu nga shoqeria ne teresi!

Pas 90-es anarshia dhe lenia pas dore e tyre u be model dhe standard, qe coi ne krijimin e enklavave te tyre dhe plotesisht te diskriminuar nga vemendja shoqerore!

Duke dashur te japim sadopak mundesi dhe perkrahje ndaj integrimit te tyre ne shoqeri, shteti duhet te filloje me shkollimin e tyre me urgjence dhe detyrim duke shperblyer cdo nxenes nga klasa e pare deri ne perfundim te shkolles se mesme me bonuse mujore apo vjetore te gjithe pa perjashtim me skema te mirefillta duke evidentuar ato me te sukseshmit e duke ju dhene sigurisht perparesi me qellim rritjen e standardit te konkurences dhe largimin përfundimtar nga rruga e lypjes..!!

Përderisa bejme pagesa kompensimi per rrenje ullinje te mbjellur pse mos te bejme investime per koke dhe shpirtra njerzish derisa te arrije moshën e pjekjes dhe dhënies se frutit !

Le ta fillojme sot sepse frytet e dijes kane embesline e vet me kohen dhe shpetojme njehere e mire nga ky turp kolektiv duke i pare ne rradhe te pare si qenie humane qe meritojne te ndertojne jeten ne vendin e tyre dhe te ardhmen ne normalitet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *