• Sat. Apr 27th, 2024

Shoferi nga Kosova u nxjerr thikën doganierëve në Morin

Një shqiptar nga Kosova, është vënë nën hetim nga policia e Kukësit, pasi gjatë ditës së djeshme ka kërcënuar me thikë dy doganierë në doganën e Morinit.

Policia e Kukësit thotë se bëhet fjalë për 57-vjeçarin me inicialet S. D., nga fshati Rakiniç i Kosovës.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës u referuan materialet në këtë Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’ dhe ‘Kanosja për shkak të detyrës’, për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Rakiniç, Kosovë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në PKK Morinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *