
Një qytetar nga Tropoja ka humbur jetën nga koronavirusi.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në raportimin ditor.
Bëhet fjalë për një 51-vjeçar i cili ka humbur jetën në spitalin Covid-2, tek Sanatoriumi.
‘Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena’, bën të ditur ministria e Shëndetësisë.