• Fri. Apr 26th, 2024

Unë jam kuksian!-Nga Flamur Hoxha

Apr 1, 2022

Shpeshherë në histori ka patur raste fatlume kur ka qenë nder e krenari me qenë kuksian.

Kater vjet me parë, me 31 mars 2018 kur kuksianët protestuan fuqishëm në Kalimash kundër taksës në Udhën e Kombit, për cdo njeri ishte krenari e privilegj me qenë kuksian.

Kuksianët e banorët e Kosoves janë të ndëshkuarit e mëdhenj të taksës Rama në Udhën e Kombit, të tjerët nuk e ndjejnë si taksë ndaj tyre se në asnjë udhë të vendit nuk ka taksë.

Une jam kuksian, brohoriti me zë e pa zë cdo shqiptar, cdo njeri që e pa protestën e stuhishme që ndodhi në Kalimash të Kukësit te trau ku paguhet taksa për Udhen e kombit me 31 mars 2018.
Ajo protestë leksion për të gjithë beri që t’i mekej zeri e t’i dridhej trupi e zeri në ekran kryeministrit të vendit si asnjëherë tjetër gjatë detyres së tij.

Ajo protestë model e kuksianëve bëri jehonë në gjithë botën dhe ngjalli besim e shpresë.
Por ajo protestë nuk u përkrah nga te tjeret jashte Kukësit, u pa si punë vëtëm e kuksianëve, u lane vëtëm kuksianët dhe shumë prej protestuesve heroj mbetën pa përkrahje, perfunduan në burgje e gjyqe nga hakmarrja e verbër e kryeministrit.

Në katër vjetorin e asaj proteste të fuqishme me shumë jehonë që është model për reagim qytetar, për guximin qytetar, unë sërish e sërish thërras me gjithë fuqinë time e me krenari: Jam kuksian.

Nderim gjithmonë për ata protestues që vuajtën ndëshkimin e qeverisë për shkak të asaj proteste.
Me mirënjohje te pakufishme për protestuesit kuksianë, për shpirtin reagues të kuksianëve,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *