• Sun. May 5th, 2024

VIDEO/ Admir Sinamati takime në Borje: Pas 14 majit, punojmë për ndryshimin

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Admir Sinamati zhvilloi takime në fshatin Borje, ku konstatoi se kjo zonë është lënë në harresë nga bashkia Kukës. Kandidati opozitës kërkoi mbështetjen e banorëve që të sjellë ndryshimin pas 14 majit.

Borja për katër vite është lënë në harresë të plotë nga qeverisja vendore e ajo qendrore. Ky ishte konstatimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Kukës, Admir Simanati, i cili zhvilloi një takim elektoral në këtë fshat.

‘Nuk e kemi aspakt të lehtë të vizitojmë zona e njerëz të cilët politika i ka anashkaluar, e ato arritje që kanë, qoftë personale qoftë publike , ti kenë bërë me mund e djersë pa asnjë ndihmë.

I tillë është fshati Borje e borjanët të cilët kanë ecur e janë zhvilluar pa pritur çfarë politika u ofron. Por përtej kësaj, është e pamundur që disa prej investimeve madhore ti realizojnë vetë.

Me njerëz si borjanët, të shkolluar e intelektualë, bashkëpunues e të hapur, tolerantë dhe të vetëdijshëm, politika duhet ta kishte fare të lehtë të bënte gjëra të mëdha atje. Fatkeqësisht askush nuk u interesua sinqerisht ta kthente vështrimin andej, për të parë çfarë nevojash kanë ata njerëz’, u shpreh Sinamati.

Banorët i paraqitën kandidatit, Admir Sinamati problemet që ndeshen çdo ditë në fshatin Borje dhe shprehën mbështetje në zgjedhjet e 14 Majit.

Kandidati Admir Sinamati u kërkoi votën e banorëve, që pas 14 majit të punojë për të sjellë ndryshimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *