• Sat. Apr 27th, 2024

VIDEO/ Bashkia e Kukësit vlerësohet me çmimin ‘Bashkia model’ për Brezin e Gjelbër Evropian 2021

Bashkia e Kukësit është vlerësuar me çmimin ‘Bashkia model’ për Brezin e Gjelbër Evropian 2021, në kuadër të masave dhe ndërhyrjeve që ka ndërmarrë kjo bashki në funksion të promovimit dhe mbrojtjes mjedisore.

Ky çmim iu dorëzua kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici nga drejtori ekzekutiv i ‘EuroNatur’, Gabriel Schwaderer.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, Schwaderer përgëzoi bashkinë për kontributin e dhënë në ruajtjen e natyrës përgjatë Brezit të Gjelbër Ballkanik.

‘Kukësi ka luajtur një rol shumë aktiv në përcaktimin dhe menaxhimin e parkut natyror Korab-Koritnik, dhjetë vjet më parë dhe që nga ajo kohë ka vazhduar të jetë i përfshirë në rajon. Dhe për këtë Bashkia Kukës që nga fillim ka qenë mbështetëse e kësaj ideje. E për këtë arsye Shoqata Evropiane e Brezit të Gjelbër, vendosi të japë këtë çmim për të dhënë një mesazh se si Bashkia Kukës mund të mirë menaxhoje dhe të mbrojë një park natyror’.

Në këtë kontekst nuk mund te harroj pa kujtuar botanistin Besnik Hallaçi tashme te ndare nga jeta si një nga mbështetësit dhe promovuesit e këtij projekti’, tha Schwaderer.

Kryebashkiaku Gjici tha se ruajtja e natyrës i ofron Kukësit mundësi të mëdha dhe bashke me Kosoven është e përkushtuar ndaj aktiviteteve zhvillimore me ndikim të ulët që nuk shkatërrojnë natyrën.

Shoqata Evropiane e Brezit të Gjelbër ka uruar kryebashkiakun Gjici për mbrojtjen e tulipanit shqiptar ndryshe Tulipani I Kukësit ndërsa vlerësoi zbuluesin dhe promovuesin e tulipanit të Kukësit, Besnik Hallaçin.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri) që ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *