• Wed. May 1st, 2024

VIDEO/ Ecte në sens të kundërt në autostradë Milot-Morin, kapet i riu

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi ka qenë dukë lëvizur në sens të kundërt në aksin Milot-Morin.

32-vjeçari lëvizte me një mjet tip “Volksagen” në sens të kundërt duke u bërë kështu rrezik për aksidente rrugore dhe duke rrezikuar jetën e tij, por edhe të shoferëve të tjerë.

Përveç kësaj, i riu ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë në momentin që ndaluar nga patrulla. Ai është atestuar dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Kukës/Lëvizte me automjet, në sens të kundërt, dhe rrezikonte jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të autostradës “Milot-Morinë”, arrestohet 32-vjeçari.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ky shtetas kundërshtoi me forcë punonjësit e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës.

Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volksëagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.

Ky shtetas, gjatë veprimeve procedurale të shërbimeve të Policisë, për shkeljen e kryer prej tij, i ka kundërshtuar ato, me forcë.

Në përfundim të veprimeve procedurale oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. G., 32 vjeç, banues në fshatin Matranxh, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *