• Sat. Apr 27th, 2024

Zyrtare/ Kukësi largon trajnerin, zgjidhet ‘timonieri’ i ri

Kukësi dhe Stavri Nica kanë ndarë rrugët përfundimisht. Humbja 3-2 me Dinamon në javën e fundit ka sjellë një situatë të nderë në skuadrën verilindore, çka ka bërë që drejtuesit të ndryshojnë staf. Pas 18 ndeshjeve në drejtim, Nica nuk është më trajneri i Kukësit.

Nica dje nuk është paraqitur në stërvitje, me lojtarët që janë lajmëruar për ndryshimin në stol. Në vend të 69 vjeçarit, klubi i Kukësit ia ka besuar mbijetesën Emiljano Çelës.

38-vjeçari beratas pak muaj më parë u shkarkua nga Flamurtari në të Parën, teksa rikthehet në Superligë pas eksperiencës me Kastriotin, ku bëri mirë dhe për një sezon shpëtoi ekipin nga rrëzimi.

‘Stavri Nica ka mbyllur bashkpunimin me ekipin e Kukesit! Klubi e falenderon per kontributin e dhene! Faleminderit Profesor!’, shkruan Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *