
Femra e parë kampione në sportin e mundjes në Shqipëri është kuksianja 10 vjeçare, Erglena Domi.
Ajo ka fituar vendin e parë në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes për femra, në stilin e lirë.
Ky turne është mbajtur ditën e shtunë në Kaçanik në Kosovës
Në këtë kampionat garuan vajza nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.
10-vjeçarja Erglena Domi do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian që do të mbahet në muajin shtator, në Serbi.