• Sat. Apr 27th, 2024

VIDEO/ Krahina e Malziut e braktisur nga shteti, devijimi i rrugës i la në harresë

Krahina e Malziut është lënë në harresë.

Pa asnjë biznes, burime punësimi, banorët e kësaj krahine jetojnë vetëm me anë të të ardhurave nga emigrimi.

Administratori i zonës ka treguar për RTSH Kukësin, se në vitin 1992, në këtë krahinë banonin 12800 banorë.

Por në vitin 2022 në këtë krahinë tani ka vetëm 3680 banorë.

Në këtë zonë, një prej pasurive është gështenja. Edhe nëntoka e Malziut është shumë e pasur, por askush nuk investon.

Banorët thonë se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, e ka lënë në harresë, si nga qytetarët edhe nga shteti që nuk ka interes për të investuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *