• Tue. Apr 30th, 2024

VIDEO/ Kukës, ndëshkohen me gjoba të mëdha të rinjtë që bënin drift

Bënin drift me makinë por falë bashkëpunimit me qytetarët Policia Rrugore e Kukësit identifikon dhe ndëshkon me masë administrative dy drejtuesit e mjeteve.

Pas denoncimit nga qytetarët, se në qytetin e Kukësit dy drejtues bënin manovra të rrezikshme me mjet, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës, Policia Rrugore e Kukësit ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e tyre në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative përkatësisht 20.000 dhe 60.000 lekë.

Policia e Kukësit falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

Policia e Shtetit vlerëson të domosdoshëm kontributin qytetar dhe garanton reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *