
Komuna e Vushtrisë, në përvjetorin e 87 të vrasjes së Hasan Prishtinës, nga Kukësi ka ripërsëritur apelin tek qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, për shpërnguljen e eshtrave.
Zyrtarët kërkojnë që Prishtina të prehet në Vushtri të Kosovës, ku është dhe vendlindja e patriotit të madh të kombit shqiptar.
Kryetari i Komunës Vushtri Xhafer Tahiri, së bashku me Kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, gjatë homazheve në varrin e Hasan Prishtinës thanë se për shpërnguljen e eshtrave duhet të vendos edhe familja e Hasan Prishtinës.
Kryetari i komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri tha se prej vitesh është kërkuar që të tërhiqen eshtrat e Hasan Prishtinës, por ende nuk është arritur një marrveshje mes qeverive ndërsa vendimin do ta marrin vetë pasardhësit e Hasan Prishtinës.
Eshtrat e Hasan Prishtinës u sollën në varrezat e dëshmorëve të Kukësit në fillim të viteve 80 nga Greqia (Selanik) ku u vra në vitin 1933, pikërisht me 14 gusht të atoj viti, pra 87 vite më parë.
Me një fond prej 12 milion lekësh nga buxheti lokal bashkia e Kukësit ka nisur punën për restaurimin e varrezave të dëshmorëve të rrethit.
Në këto varreza prehen edhe eshtrat e patriotëve Ramadan Zaskoci, Hasan Prishtina etj.