Edhe këtë vit të ri shkollor gjimnazi ‘Havzi Nela’ do të ketë probleme të theksuara me infrastrukturën.
Tarraca e amortizuar duhet ndërhyrje urgjente rikonstruksioni sepse pikon thuajse ne te gjithë hapësirën e saj.
Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici thotë se do te bashkëpunohet me çdo institucion dhe donator për të bërë të mundur edhe këtë ndërhyrje.
Gjatë stinëve me reshje shiu dhe bore është e pamundur të zhvillohet rregullisht procesi mësimor, ndërsa ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme.