• Tue. Apr 30th, 2024

Liqeni i ndotur, KESh dhe Bashkia nisin pastrimin

KESH në bashkëpunim me Bashkinë Kukës kanë nisur pastrimin e Liqenit të Fierzës, i cili siç duket edhe nga pamjet është tejet i ndotur pas prurjeve të shumta të lumit Drin i Bardhe gjatë periudhës së reshjeve.

Punonjës të KESH së bashku me një motobarkë, si dhe punonjës të Agjencisë së Turizmit dhe liqenit në bashkinë e Kukësit, kanë nisur pastrimin e bregut dhe sipërfaqes ujore.

Mbeturinat që depozitohen në këtë liqen siç dihet vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe nga zonat e Kukësit banorët e të cilëve i hedhin brigjeve të lumenjve që derdhen në liqen.

Por për vizitorët e përhershëm të liqenit pavarësisht punës së nisur kjo mënyrë pastrimi për ta nuk është zgjidhje.

Zgjidhje afatgjatë për problemin e ndotjes së liqenit të Fierzës mund të vijë vetëm nga bashkëpunimi ndërqeveritar i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *