Qarku i Kukësit është ‘mbështjellë; nga prezenca dimërore ku në alpet e disa zonave ka rënë dëborë.
Bora ka nisur në zonat malore si Novosej, Shishtavec, Borje e Trojan ku ka pasur dhe ulje të temperaturave.
Prezenca e dëborës është ndjerë edhe në rrugën Kukës-Shishtavec ndërsa nuk raportohet për probleme.
Siç duket edhe nga pamjet në qarkun e Kukësit ka ‘mbërritur’ dimri.