Gjatë takimit me banorë të fshatit Bicaj, kandidati i emëruar i Edi Ramës prezantoi përpara tyre programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Në fokus të tij ishte rikonstruktimi i shkollave, asfaltimi i rrugëve, mbështetja për turizmin si dhe për sektorë si bujqësia dhe blegtoria.
‘Rehabilitimi i rrugëve të brendshme i të gjithë fshatrave të njësisë Bicaj.
Rehabilitimi i shkollës së mesme ‘Bajram Avdiu’.
Rehabilitimi i qendrës së fshatit Bicaj. Mbështetje për agroturizmin 3 vitet e para.
Nuk do marrë asnjë taksë bashkia për të gjithë ata investitorë, fermerë që kanë interes të bëjnë bujtina apo komplekse turistike’, tha ai.