• Fri. Apr 26th, 2024

Aksident tragjik në Morin, humb jetën 40-vjeçari nga Shtiqni

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit.

Policia e Kukësit ka njoftuar se në fshatin Morin, 40-vjeçari me inicialet I. M., duke drejtuar makinën ‘Volkswagen’, është përplasur me trafik ndarësen.

Ai është plagosur rëndë dhe është bërë transportimi drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.  

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *