• Mon. Apr 29th, 2024

Arif Rexhmati nuk pranon primare: S’kemi pse ti zhvillojmë, s’i shërbejnë bashkimit

Emri i tij figuroi në listën e kandidatëve për primare që do të organizojë Partia Demokratike të dielën e 27 gushtit për të përzgjedhur kandidatin për bashkinë e Kukësit, por Arif Rexhmati është shprehur kundër këtij procesi.

Rexhmati, thotë se në këtë moment gjykon se nuk është e nevojshme që demokratët të futen në një proces primarësh, pasi nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën.

‘Ndonëse mbështes parimin e konkurrencës, gjykoj ashtu si shumë prej demokratëve se futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokratëve vazhdon të vuajë pasojat e konfliktualitetit dhe të fajësimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën. Hatërmbetjet pas votimit krijojnë përçarja dhe jo bashkim të anëtarësisë, ndërsa besueshmëri e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim, por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit me dëme të pariparueshme për rezultatin në zgjedhje.’- shkruan Arif Rexhmati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *