• Wed. May 1st, 2024

Bashkëjetesa me të mitura, dy persona shoqërohen në polici e më pas lirohen

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor, për shkak të bashkëjetesës me persona nën moshën 16-vjeçare.

Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Prizren.

Policia ka njoftuar se viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq i dyshuari është liruar.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar”, njofton policia.

Rasti tjetër ka ndodhur në Lipjan, mbrëmjen e së mërkurës.

Edhe në këtë rast, i dyshuari pas intervistimit është liruar, bën të ditur policia.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës së lartcekur. Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *