
Koronavirusi është futur edhe në shkollat e qarkut të Kukësit.
Lajmi bëhet i ditur për Luma Post, nga Njësia Vendore Kujdesit Shëndetësor, që bën edhe tamponet në Kukës.
Siç raportohet janë 9 mësues dhe 1 nxënës që deri më tani kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin Covid 19.
Mësohet se 7 mësues me Covid janë në shkollat e Kukësit dhe 2 të tjerë janë në Has.
Po ashtu në Has ka rezultuar edhe një nxënës pozitiv me koronavirus.
Nuk është bërë e ditur se në cilat shkolla kanë rezultuar pozitiv mësuesit.
Fotoja është ilustruese, pasi nuk e dime nëse ka raste në Gjimnazin e Kukësit ‘Havzi Nela’