• Mon. Apr 29th, 2024

Dëbora mbulon të gjithë Kukësin

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 09:00 datë 22.01.2023 është si më poshtë:
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore deri në orët e para të mëngjesit. Lartësia e borës në Shishtavec shkon deri në 15 cm, dhe në Valbonë 50 cm.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Aksi rrugor Dushaj-Lekbibaj është bllokuar përsëri gjatë natës, por po punohet për hapjen e saj nga subjekti kontraktor.

Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Malzi dhe Arrën bashkia Kukës dhe Nj.Ad Fierz, Lekbibaj dhe Tropojë e vjetër bashkia bashkia Tropojë.

Nga grupet e punës të OSHEE-së po punohet për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *